Profesorët plagjiatë të mos ndjehen komod

Autori:Avdyl Pajaziti

Rektori i Universitetit të Prishtinës  “Hasan Prishtina”, Ramadan Zejnullahu, ka porositur profesorët plagjiatorë që të mos ndihen rehat, sepse herët apo vonë do t’u vijë radha që të zbulohen e të ndëshkohen. Zejnullahu  i ka akuzuar kolegët e tij akademikë se po vazhdojnë të heshtin karshi situatës aktuale.

Ai iu ka bërë thirrje intelektualëve, të prononcohen lirshëm rreth asaj se si e shohin të ardhmen e këtij Universiteti dhe si e shohin rrugën për tejkalimin e krizës që ka kapluar këtë tempull të dijes. Zejnullahu bën të ditur se të premten Inspektorati i Ministrisë së Arsimit ka marrë vendimin e shkallës së dytë se është shfuqizuar rekomandimi që të rritet numri i kandidatëve në Farmaci dhe Stomatologji.

Ai deklaron dhe një betim se nuk do të lëshojë pe në çështjen e avancimit të stafit akademik. Madje, sipas tij, po erdhi puna deri aty, do të duhet ta kërkojnë një nënshkrues tjetër. Rektori Zejnullahu, pranon hapur se në këtë universitet gravitojnë dukshëm grupet e interesit që pengojnë punën institucionale dhe parimore.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Zëri.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/profesoret-plagjiate-te-mos-ndjehen-komod/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala