Profesorët, ose në UP ose në privat

Rektori i UP’së, Ramadan Zejnullahu, ka thënë se nuk do t’i japë leje askujt për të ligjëruar në ndonjë universitet tjetër nëse në UP ka normë të plotë. Ky vendim, sipas Zejnullahu, hyn në fuqi prej 1 tetorit, kur edhe fillon viti i ri akademik.
Rektori i Universitetit të Prishtinës, Ramadan Zejnullahu, është zotuar se do të bëjë mbikëqyrje të rregullta për stafin akademik, duke ua kërkuar t’i dëshmojnë publikimet shkencore.
Gjatë mandatit të tij, Zejnullahu ka thënë se asnjë profesor që ka normë të plotë në Universitetin e Prishtinës nuk mund të marrë leje që të ligjërojë në kolegjet private.