Profesorët me nga dy paga

Autori:Avdyl Pajaziti

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” që nga muaji 1 prill ka nisur t’ua kompensojë pagat profesorëve që janë bartës të funksioneve publike.

Vendimin e ka marrë rektori i ri i UP-së, Marjan Dema, pas vendimit të  Gjykatës së Apelit,  e cila ka hedhur poshtë vendimin e marrë në dhjetor të vitit 2014 nga ish-rektori Ramadan Zejnullahu “që profesorëve të cilët bartin poste publike ose poste të larta në Shërbimin Civil nuk mund të paguhen me gjysmë rroge gjatë 12 muajve siç ishte praktika e deriatëhershme, por do të paguheshin me orë mësimore, edhe atë vetëm për orët që i mbajnë, ashtu si veprohet me mësimdhënësit bashkëpunëtorë të jashtëm”.

Në vendimin e marrë nga rektori Demaj, të cilin e ka siguruar “Epoka e re” thuhet se, personelit akademik të UP-së të atakuar me vendimet e apostrofuara iu lejohet kryerja e punës së përputhje me kontratën individuale të punës të cilën e kanë pasur me UP-në para nxjerrjes së vendimeve të ish-rektorit, tanimë të shfuqizuara me Aktvendim të Gjykatës Themelore në Prishtinë. “Personeli akademik që i takon kategorisë së personelit si në paragrafin 2 të këtij vendimi, rikthehen në mënyrë retroaktive prej 1 prill 2016 për pagesë në listën e pagave sipas statusit, përkatësisht vendimit individual për pagesë primare apo sekondare që kanë pasur në UP para nxjerrjes së vendimeve të apostrofuara në paragrafin 1 të këtij vendimi”, është thënë në vendimin e rektorit Dema.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/profesoret-me-nga-dy-paga/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala