Profecia e Gadafit: E kishte paralajmëruar Europën…

Autori:Avdyl Pajaziti

Ish-diktatori libian Muhamar Gadafi, mesa duket e kishte ditur atë që do i ndodhte Europës, nga sulmet terroriste.

Pak kohë para se të vritej Gadafi ju dërgoi një letër vendeve të Europës perëndimore të cilat po sulmonin regjimin e tij në Libi.

Në këtë letër ai shkruante se, NATO duke sulmuar Libinë po prish murin e fundit që mban larg terroristët nga Europa perëndimore.

Letra e plotë:

“Tani dëgjoni o ju popull i NATO-s (duke ju referuar Europës perëndimore). Ju jeni duke bombarduar një mur i cili qëndron mes Europës dhe fsigracionit masiv afrikan, mur i cili pengon gjithashtu terroristët e Al­-Qaeda­s të vijnë tek ju.

Ky mur ishte Libia dhe ju po e shkatërroni atë. Ju jeni idiotë dhe do të digjeni në Ferr për këtë që po bëni, pasi mijëra e mijëra emigrantë do të vijnë në dyert tuaja dhe mes tyre do të ketë edhe terroristë të Al-­Qaeda­s.

Kështu do të jetë. Unë nuk gënjej kurrë. Dhe nuk po gënjej as në këtë rast”, shkruante Gaddafi në vitin 2011, pak muaj para se të vritej nga shërbimet sekrete franceze.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/profecia-e-gadafit-e-kishte-paralajmeruar-europen/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala