Produktet “Made in Kosova” nisen nga Gjakova për Suedi

Autori:Zekirja Shabani

Nga Gjakova të martën është nisur dërgesa e parë me mbulesa për vetura në Suedi. Ky është eksporti i parë që bëhet nga kjo komunë pas gjashtëmbdhjetë vitesh.

Kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari – Lila, ka vizituar fabrikën Intertex, e cila i ka prodhuar mbulesat që do të dërgohen në qendrën e kompanisë Trox, e cila edhe është investitori e kësaj fabrike në Gjakovë.

“Jam shumë e lumtur që po nisim dërgesën e parë për eksport në Suedi. Duket një hap i vogël, por një simbolikë e madhe për Gjakovën pasi ka filluar të eksportojë dhe njëherit shprehem se jam e sigurtë që me hapjen e parkut të biznesit do të zhvillojmë edhe kapacitete tjera” ka pohuar kryetarja e Komunës, Mimoza Kusari Lila, e cila për këtë i është adresuar që nga viti i kaluar Agjencionit Kosovar të Privatizimit, që të jep në shfrytëzim pronën e disa ish-ndërmarrjeve shoqërore.

Në kontingjentin e parë eksportues janë 2.500 copë mbulesa të tilla që do të dërgohen në qendrën e kompanisë Trox, e cila edhe është investitori e kësaj fabrike në Gjakovë.

Ardita Rizvanolli, menaxhere e kompanisë “Intertex” ka bërë të ditur se pas këtij kontigjenti, në javën tjetër do të eksportohen 2.750 mbulesa ndërsa në muajin qershor pritet të dyfishohet kapaciteti i punëtorëve, si dhe kapaciteti i prodhimtarisë së mbulesave, e poashtu pritet të fillojë edhe linja tjetër e prodhimit që ka të bëjë me prodhimtarinë e jelekëve antiplumb për ushtrinë amerikane.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/produktet-made-in-kosova-nisen-nga-gjakova-per-suedi/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala