Produktet do të shtrenjtohen

Çmimet e produkteve, përfshirë xeherorët e hekurit, naftën dhe bakrin pritet të vazhdojnë të rriten, teksa ulja e normave të interesit nga Kina pritet që të nxisë kërkesës, nga ndërtimi deri te industritë e energjisë.
Ulja e dytë e norave referencë të Kinës në tre muaj do të nxisë rritjen e çmimeve, teksa investitorët i paraprijnë pritshmërisë që kredia më e lirë do të nxisë kërkesën, tha Eugen Weinberg, kreu i departamentit të kërkimit të tregjeve te Bloomberg.