Prodhuesit vendorë me shumë telashe

Tarifat e larta të energjisë elektrike, normat e larta të interesit për kredi bankar, taksat doganore, politikat fiskale, janë sfidat me të cilët po ballafaqohen prodhuesit vendorë në Kosovë.
Këto shqetësime prodhuesve vendorë i shprehurën sot në fillim të tryezës së organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK), që po mbahet në Prishtinë.
Pjesëmarrësit në tryezë po e vazhdojnë debatin me temë “Zhvillimi i sektorit të prodhimit – sfidat dhe mundësitë”.