Prodhuesit italianë nën hetim për mashtrim me vajin e ullirit

Autori:Avdyl Pajaziti

“Mashtrim për vajin e ullirit”, kjo është edhe akuza që i ka çuar drejt një procesi hetimor prodhuesit italianë të këtij produkti kaq shumë të konsumuar.

Sikurse raportojnë mediat italiane, një analizë e mostrave nga kompanitë më të njohura, nuk i ka plotësuar kriteret e vendosura nga Bashkimi Europian për ta konsideruar vajin e ullirit si “ekstra të virgjër.”

Nën hetim janë shtatë kompani, përkatësisht: “Carapelli”, “Bertolli”, “Santa Sabina”, “Coricelli”, “Sasso”, “Primadonna”, dhe “Antica Badia”, të cilat kanë shitur si vaj ulliri 100% “ekstra të virgjër”.

Por, pavarësisht nga procedurat e komplikuara të prodhimit, ky është një produkt tejet i vështirë që konsumatorët e dallojnë vetë nëse është i cilësisë më të lartë. Janë testet kimike ato që analizojnë përbërjen e tij. Por mospajtueshmëria e analizave me standardin që kompanitë pretendonin, përkthehet në një skandal miliona eurosh.

Nëse të gjitha etapat e hetimit do të konfirmojnë mashtrimin, atëherë do të vërtetohet skenari se prodhuesit kanë mashtruar gjerësisht konsumatorët.

Vaji i ullirit “ekstra i virgjër” është një nga nivelet më të larta të cilësisë dhe rrjedhimisht më i shtrenjti në treg. Ai prodhohet nga përpunimi i dorës së parë të ullinjve dhe ka një aciditet maksimal prej 0.8%.

Kjo nuk është hera e parë që ky produkt që vjen nga tregu italian është nën hetim. Ministria e Bujqësisë, vitin e kaluar kapi një penalitet prej € 10 milionë të vajit të ullirit, si pjesë e një operacioni mashtrimi për ushqimin.

Autori Tom Mueller e ka përshkruar këtë produkt si kyçin e jetesës së shëndetshme si edhe karakteristiken kryesore të dietës mesdhetare, e sipas tij një mashtrim në këtë industri, do të ishte një zhgënjim i madh për konsumatorët.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/prodhuesit-italiane-nen-hetim-per-mashtrim-me-vajin-e-ullirit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala