Prodhimet nga Kosova në New York

Autori:Avdyl Pajaziti

Produkte të ndryshme nga Kosova do të ekspozohen në një nga panairet me të rëndësishme, “Fancy Food Show”, që këtë vit mbanë edicionin e 61-të në New York.

MBPZHR-ja do të mbështesë pjesëmarrjen e Kosovës në këtë panair dhe për këtë sot është nënshkruar një Memorandum Bashkëpunimi me Oden Ekonomike Amerikane në Kosovë dhe Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë.

Do të jenë 18 m2 që janë ndarë për prodhuesit tanë dhe përveç tjerash aty do të kenë mundësi të takimeve me prodhues e tregtarë nga e mbarë bota, për të shikuar mundësitë e bashkëpunimit.

Pjesëmarrja në këtë panair do të jetë një mundësi e jashtëzakonshme që të promovohen edhe më shumë produktet tona dhe të krijohen mundësi te reja për rritje të eksportit.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/prodhimet-nga-kosova-ne-new-york/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala