Procesori i Qualcomm 50% më i shpejtë sesa ai i Samsung

Autori:Avdyl Pajaziti

Exynos 7420 është procesori më i mirë për momentin, i cili është i instaluar në pajisjet e reja të Samsung, si Galaxy S6 dhe Note 5.

Në ndërkohë, kompania Qualcomm është duke zhvilluar procesorin e ri, Snapdragon 820, i cili sipas një raporti të fundit nga Gforgames, thuhet se do të jetë 50 për qind më i shpejtë se 7420.

Analisti Pan Jiutang ka thënë se procesori i Qualcomm – Snapdragon 820 është një përmirësim i vërejtshëm nga paraardhësi 810, i kompanisë tashmë të famshme Qualcomm.

Në anën tjetër, spekulimet nëpër blogjet teknologjike sugjerojnë se Samsung po ashtu është duke punuar në ndërtimin e dy procesorëve të rinj të koduar me emrat Samsung 8990 dhe Samsung M1.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/procesori-i-qualcomm-50-me-i-shpejte-sesa-ai-i-samsung/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala