Problemi me intervistuesit e punës…

Autori:Zekirja Shabani

Të gjitha intervistat për punë janë të tmerrshme. Një intervistë nuk është një detyrë ku sipas listës thjesht rreshtohen pyetjet … ajo duhet të jetë një kohë që angazhon për të kuptuar nëse personi mund ta bëjë punën dhe do të përshtatet mirë në kulturën e kompanisë/ekipit. Por kjo disi nuk është kuptuar sic duhet.

Ne lejojmë gjëra si… diskriminimi dhe stereotipi … të ndërhynë në intervistën e kërkimit të punës. Ndonjëherë pamja e dikujt, apo ajo cka ata kanë përfaqësuar dikur, apo sa sharmante mund të jetë buzëqeshjs e tyre, do të ndikojë në përgjigjen e personit. Kjo ndodh rëndom në jetën reale.

Ka nga ata ekspertë që propozojnë që të ‘hiqet dorë’ nga formati i intervistës së programuesit, dhe ata të testohen me situata reale për të zgjidhur … një lloj puzzle, nga mjedisi i punës. Shumë mendojnë ‘uou, tingëllon e fortë ….!’ Por këtu është ajo cka me të vërtetë bën përshtypje:

‘Tani, kjo kërkon një obligim të madh: çdo kandidat duhet të ketë një projekt anësor që ata e shkruajnë, të gjithën vetë, për të shërbyer si karta e tyre e thirrjes.’

Një projekt anësor … karta e thirrjes. Në botën krijuese kjo mund të quhet portofoli juaj.

Sido që ta quani, këta ekspertë kanë të drejtë. Cfarë mund të tregoni se keni arritur /bërë/ kuptuar?

Kjo bëhet pjesë e mesazheve të randit tuaj personale. Ndryshoni pozicionet në tryezën e intervistës për një minutë dhe imagjinoni se keni 10 CV përpara jush … dhe ato duken pak a shumë të njëjta. Ato të gjitha kanë arsim të ngjashëm, vite të ngjashme përvoje, tituj të ngjashëm në kompani po njësoj mbresëlënëse … të gjitha duken të shkëlqyera, por asnjë nuk dallon realisht mbi të tjerat.

Me përjashtim të njërës.

Ajo që ka pasur një projekt anësor, dhe flet për të. Ndoshta ekziston një ëebsite apo blog ku ju mund të mësoni më shumë në lidhje me këtë person ose projektin e tyre. Ku 9 CV e tjera janë vetëm emra në CV, me asgjë tjetër që i dallon, CV e këtij personi bën diferencë për shkak se ju lexoni disa postim në blog, dhe patë fotot, dhe u përfshitë në histori. Ju lexoni në lidhje me projektin e tyre dhe kuptoni se ata kanë aftësi dhe përvojë që nuk u vunë re aspak gjatë leximit të CV-së.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/problemi-me-intervistuesit-e-punes/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala