Problemet që sjell mungesa e ujit në organizëm

Autori:Avdyl Pajaziti

Lëngjet kanë një rëndëai të veçantë në organizmin tonë, mungesa e tyre është dhe shkaktare e shumë problemeve që mund të shfaqen në trupin tonë.

Mungesa e ujit në të njëjtën kohë e thanë lëkurën dhe përshpejton paraqitjen e rrudhave. Organizmi mesatarisht ka nevojë për rreth 2 litra ujë në ditë, edhe pse meshkujve u preferohet edhe një litër më shumë.

Mungesa e ujit e ngadalëson metabolizmi, sa më mirë që të jetë i hidratuar organizmi, aq më i shpejtë do të jetë metabolizmi, thotë studimi amerikan i shkencëtarit dr. Howard Murad.

Sipas një studimi të bërë nga “King’s College” në Londër, rezulton se mungesa e ujit shkakton mungesë përqëndrimi, sidomos tek adoleshentët.

Sa i përket ngrënies së tepërt, të shkaktuar nga dehidrimi i butë, studimet kanë konstatuar se njerëzit të cilët para buke pinin dy gota me ujë, më pas konsumonin 75 deri 90 kalori më pak, sesa njerëzit të cilët nuk pinin ujë para buke. Sa i përket paraqitjes së rrudhave si pasojë e dehidrimit, besojmë se çdo gjë është e qartë. /albeu

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/problemet-qe-sjell-mungesa-e-ujit-ne-organizem/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala