Probleme teknike nga AKK rreth deklarimit të pasurisë

Autori:Avdyl Pajaziti

Agjencia kundër Korrupsionit ka sqaruar se mos publikimi i disa regjistrave të deklarimit të pasurisë së zyrtarëve të lartë publik ka ndodhur krejtësisht për shkaqe teknike, si rrjedhojë e numrit të madh të materialeve.

Më 7 prill Agjencia ka publikuar listën me emrat e zyrtarëve të cilët nuk e kanë deklaruar pasurinë gjatë deklarimit të rregullt vjetor të cilën mund ta gjeni në faqen zyrtare të AKK-së në internet, ndërkohë që mos publikimi i një pjese të vogël të regjistrave të deklarimit të pasurisë nuk ka të bëjë fare me mos deklarim.

“Në njoftimin e ditës së djeshme për publikimin e pasurisë për vitin 2015 Agjencia ka paralajmëruar se gjatë bartjes së të dhënave të deklaruara në formularin e deklarimit të pasurisë tek regjistrat e deklarimeve, mund të ndodhin lëshime teknike apo formulime të gabuara, andaj ka kërkuar nga zyrtarët e lartë publik që ta njoftojnë sa ma shpejtë që është e mundur Agjencinë në mënyrë që të bëhen përmirësimet dhe për t’i shmangur paqartësitë që mund të krijohen. Agjencia u kërkon falje të gjithë zyrtarëve që janë ndjerë të shqetësuar në lidhje me mos publikimin regjistrave të tyre, në ndërkohë që është duke punuar me kapacitete të shtuara për ta përfunduar gjithë procesin e deklarimit brenda këtyre dy ditëve”, thuhet në komunikatë.

Agjencia e përsëriti edhe një herë se sipas Ligjit për Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Pasurisë të Zyrtarëve të Lartë Publik, këtë vit deklarimin e rregullt vjetor të pasurisë kanë pasur për obligim ta bëjnë 4200, kurse deklarimin e kanë bërë 4125 zyrtar ose shprehur në përqindje rreth 98.3%. /Telegrafi/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/probleme-teknike-nga-akk-rreth-deklarimit-te-pasurise/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala