“Pro Credit” largon punëtorët nga puna, ndërton “hotel” në Prevallë

Autori:Zekirja Shabani

Pak metra larg hotel “Sharrit” në Prevallë, banka ‘Pro Credit” është duke ndërtuar një qendër luksoze të trajnimeve për punonjësit e vet.

“Qendra e trajnimeve e Bankës Pro Credit çdo ditë e më shumë po ndërtohet”, thuhet në përshkrimin e një foto të publikuar në ueb faqen zyrtare të kësaj banke, transmeton portali INFOKUSI.COM

Megjithatë, numri i atyre që do të trajnohen në këtë qendër duket të jetë i vogël, pasi që nga viti i kaluarPro Credit Bank ka  larguar nga puna qindra punëtorë.

Vendet e punës sipas raportimeve të mediave vetëm nga mbyllja e degëve të kësaj banke nëpër komuna i kanë humbur mbi 200 qytetarë.

Sipas disa deklaratave të ish-punonjësve të Pro Credit Bankës, kishte largime të stafit edhe për arsyet më jo njerëzore, ku ishin larguar nga puna femrat vetëm pse kishin ngelur shtatzënë. I gjithë largimi i stafit u bë duke i shantazhuar punonjësit e saj më të vjetër, se nëse nuk japin dorëheqje banka nuk do t’iu lëshojë referenca dhe do ta shkatërroi reputacionin e tyre.

Një numër i këtyre punëtorëve e kanë denoncuar bankën në prokurori, por akoma nuk ka asnjë vendim rreth këtyre rasteve.

Ndërkaq, është banka më e madhe në vend e cila gjatë vitit që lamë pas thuajse ka arritur ta dyfishoi fitimin në raport me vitet paraprake.

Bazuar në të dhënat zyrtare të Bankës Qendrore të Kosovës, shihet se deri në fund të muajit gusht bankat komerciale në Kosovë, kanë arritur ta sigurojnë një profit prej 60 milionë eurosh. Ndërkaq gjatë gjithë vitit 2014-të, të gjitha bankat që operojnë në Kosovë kishin siguruar aq sa kanësiguruar për 8 muaj të këtij viti.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/pro-credit-largon-punetoret-nga-puna-nderton-hotel-ne-prevalle/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala