Prizreni, Zhuri dhe Dragashi sot pa rrymë prej 12:00 deri në 14:00

Autori:Avdyl Pajaziti

Shkaku i defekteve në stabilimente të operatorit të transmisionit KOSTT, sot prej orës 12:00 deri në orën 14:00 pa furnizim me energji elektrike do të mbetet pjesa më e madhe e qytetit të Prizrenit, Zhurit, Dragashit me rrethinë dhe HC Dikanca, njoftoi KEDS.

“Për shkak të defektit në stabilimentet e NS 110 / 35 / 10kV Prizreni 1, të operatorit të transmisionit KOSTT, do të bëhet shkyçja e transformatorëve T1 dhe T2”.

Punimet për rregullimin e këtij defekti do të realizohen nga ora 12:00 – 14:00.

Gjatë kësaj kohe sa do të zgjasin punimet, pa furnizim me energji elektrike do të mbetet pjesa më e madhe e qytetit të Prizrenit, Zhurit, Dragashit me rrethinë dhe HC Dikanca.

“Më saktësisht, të gjithë konsumatorët që furnizohen nga NS 35/10kV Prizreni III, NS 35/10kV Prizreni IV, NS 35/10kV Zhuri , NS 35/10kV Dragashi dhe NS 35/10kV Dikanca”, thuhet në komunikatën e KEDS-it. /Telegrafi/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/prizreni-zhuri-dhe-dragashi-sot-pa-rryme-prej-1200-deri-ne-1400/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala