Prizreni, qytet i fajdes dhe haraçit (Video)

Autori:Avdyl Pajaziti

Prizreni është shndërruar në qytet të fajdes e haraçit. Numri i personave që merren me këto dy vepra të jashtëligjshme është çdo ditë në rritje.

Këtë e pranojnë edhe institucionet e hetuesisë. Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore, Sylë Hoxha, thotë se fajdeja dhe haraçi janë bërë shqetësim serioz për qytetin e Prizrenit, raporton KTV.

Kryeprokurori Hoxha thekson se një numër i caktuar i lëndëve është në trajtim dhe se sipas tij, rritjen e numrit të personave që merren me fajde dhe haraç e dëshmon edhe fakti se para pak muajsh në këtë komunë u arrestuan 7 persona.

Pavarësisht se në Prizren në opinion përflitet shumë çështja e fajdes dhe haraçit, numri i denoncuesve të këtyre dukurive është shumë i vogël. Si pasojë e problemeve mes dy familjeve, këto ditë u vra një person në Prizren.

Në bazë të informacioneve zyrtare të policisë, vrasja ka ndodhur pas një konflikti që për motiv kishte fajden, transmeton Koha.net.

Policia ka kryer disa bastisje dhe deri tani është gjetur vetëm vetura, më të cilën ishte kryer krimi, mirëpo, nuk ka ndodhur ende asnjë arrestim.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/prizreni-qytet-i-fajdes-dhe-haracit-video/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala