Prizren, arrestohen katër persona për kontrabandim me njerëz

Autori:Avdyl Pajaziti

Policia e Kosovës, me urdhër të Prokurorisë Themelore në Prizren, ka arrestuar katër persona si të dyshuar se kanë kryer veprën penale, armëmbajtje pa leje dhe kontrabandim i njerëzve për në vende të ndryshme të Evropës.

“Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti për Krime të Rënda, po sot, ka marrë aktvendim mbi fillimin e hetimeve kundër të pandehurve V.L. , S.R., F.L., D.L., R.Sh., A.A., I Q. dhe F.H., për shkak të dyshimit të arsyeshëm se të njëjtit në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale kontrabandimi me emigrantë nga neni 170 të KP-së, në bashkëkryerje, dhe veprën penale armëmbajtje pa leje nga neni 374 paragrafi 1 të KP-së”, thuhet në njoftim, raporton lajmi.net.

Gjatë bastisjes në shtëpinë e të pandehurit V.L., është gjetur një pushkë gjysmë-automatike, një pistoletë Pietro Bereta 7,62 mm, si dhe 46 fishekë të kalibrit 7.62 mm. Të pandehurit dyshohet se në periudhën mars 2015, dhe 22 shtator 2015, si bashkëkryerës kanë bashkëpunuar ngushtë edhe me personat tjerë jashtë Kosovës, të cilët i kanë kontrabanduar viktimat për vende të ndryshme si në Francë, Zvicër dhe në Gjermani.

“Të pandehurit viktimat kryesisht i kanë transportuar prej Kosovës në drejtim të Beogradit dhe me kalim përmes Suboticës në drejtim të Hungarisë. Gjatë kontrollit, policia ka konfiskuar  4.400 euro  të cilat janë gjetur te i dyshuari S.R., ndërsa janë konfiskuar po ashtu edhe tri (3) vetura të markës BËV, një veturë e markës BËV me targa të jashtme si dhe një veturë Honday Teracan me targa të Kosovës”, thuhet ndër tjerash në njoftim.

Bëhet e ditur se të dyshuarit janë arrestuar pasi që ndaj të njëjtëve janë aplikuar masa të fshehta të hetimit dhe në bashkëpunim me drejtorinë kundër krimit të organizuar është kryer kontrolli dhe arrestimi i katër  të dyshuarve ndërsa katër  të tjerë, për momentin gjenden në arrati./lajmi.net,

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/prizren-arrestohen-kater-persona-per-kontrabandim-me-njerez/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala