Privatizimi i KEDS rriti inkasimin dhe uli tarifat

Autori:Avdyl Pajaziti

Ndikimi i privatizimit të KEDS-it, po konsiderohet se pozitiv, i cili ka sjellë përfitime konsumatorëve të Kosovës.

Kështu u tha pas një takimi të Komisionit Qeveritar për Privatizimin e KEDS, ku u shqyrtua raporti i monitorimit të Njësisë së Post-privatizimit të kësaj kompanie, ndërsa International Finance Corporation bëri një prezantim lidhur me këtë.

Sipas raportit të monitorimit, kostoja e importeve të energjisë elektrike është ulur për rreth 30 për qind, inkasimi është përmirësuar dukshëm, numri i ankesave ka rënë, ndërsa që aktualisht janë duke u realizuar investime të konsiderueshme për avancimin e rrjetit.

“Përveç kësaj, IFC ka analizuar për Komisionin e Privatizimit cilat ishin përfitimet kryesore nga privatizimi brenda këtyre tri viteve, duke vlerësuar se përfitimet në fjalë arrijnë shumën prej 140 milionë euro, përfshirë këtu inkasimin e borxheve të këqija, kursimet nga tarifat që ndërlidhen me uljen e humbjevenë shpërndarje dhe inkasim, si dhe në veçanti kursimet në koston e importit të energjisë elektrike”, thuhet në komunikatën e MZHE-së

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/privatizimi-i-keds-rriti-inkasimin-dhe-uli-tarifat/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala