Pritet të filloj takimi Mustafa-Vuçiq

Autori:Avdyl Pajaziti

Delegacioni i Kosovës në krye me kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa dhe delegacioni i Serbisë, pritet që së shpejti të arrijnë në ndërtesën ku do të zhvillohen bisedime në Bruksel.

Asociacioni i Komunave Serbe, Telekomi, Energjetika dhe Parku i Paqes, pritet të jenë temat që do t’i diskutojnë dy kryeministrat, tema këto që delegacionet teknike nuk kanë arritur ndonjë marrëveshje.

Megjithatë, thuhet se ka përafrime sa i përket temës së Telekomit dhe Parkut të Paqes. Takimi në mes dy kryeministrave pritet të përfundojë në orët e vona.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/pritet-te-filloj-takimi-mustafa-vuciq/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala