Pritet përdorim i forcës në Kuvend

Autori:Avdyl Pajaziti

Burime të besueshme të Telegrafit bëjnë me dije se nëse opozita edhe sot vendos të bllokojë punën e Kuvendit të Kosovës, atëherë do të vihen në funksion forcat e sigurisë për të mbarëvajtjen e seancës.

Sipas burimeve të Telegrafit ka një pajtueshmëri të Qeverisë dhe Kuvendin të Kosovës që deputetët të cilët e pengojnë mbajtjen e seancës të largohen më forcë nga salla e Kuvendit.

“Frikësohem se pas këtij veprimi–largimit eventual më forcë të deputetëve të opozitës nga Kuvendi i Kosovës do të kemi eskalim të situatës, ku më pastaj mund të shohim edhe ballafaqim fizik në mes deputetëve, që e cila mund të ndikojë edhe të protestuesit e opozitës që pritet të jenë jashtë Kuvendi”, ka theksuar për Telegrafin një deputet i Kuvendit të Kosovës.

Ndryshe, ka më tepër se një muaj që Kuvendi i Kosovës është bërë jofunksional, për shkak se opozita kosovare ka penguar punën e Kuvendit, pasi kërkojnë nga kryeministri Isa Mustafa të tërhiq nënshkrimet për Asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe të rishqyrtohet çështja e demarkacionit të kufirit në mes Kosovës dhe Malit të Zi. /Telegrafi/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/pritet-perdorim-i-forces-ne-kuvend-2/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala