Pritet një aksion nga opozita në Kuvend

Autori:Avdyl Pajaziti

Seanca për votimin e Gjykatës Speciale është duke vazhduar në sallën e Kuvendit të Kosovës.

Përderisa diskutimet janë duke vazhduar liderët e tri partive opozitare, Ramush Haradinaj nga AAK, Fatmir Limaj nga NISMA dhe Visar Ymeri nga Lëvizja Vetëvendosje janë parë duke biseduar së bashku në qoshkun e sallës së Kuvendit.

Më herët u raportua se opozita do të zhvillojë një aksion simbolik në sallën e Kuvendit, e ndoshta kjo ka qenë edhe arsyeja e kësaj bisede mes tre liderëve opozitar./Indeksonline/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/pritet-nje-aksion-nga-opozita-ne-kuvend/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala