Pritet Galaxy S6 Plus

Autori:Avdyl Pajaziti

Me sa duket Samsung po planifikon një tjetër model të ri të telefonit në linjën e saj të Galaxy S6, dhe modeli i ri thuhet se do të quhet Samsung Galaxy S6 Plus.

Samsung Galaxy S6 Plus është thënë se do të jetë një version me ekran më të madh se Galaxy S6, edhe pse me sa duket i njëjti do të vijë me një ekran të dyfishtë të lakuar sikurse të S6 Edge.

Samsung Galaxy S6 Plus është përfolur se do të lansohet brenda disa javëve të ardhshme dhe ndërsa nuk ka detaje për specifikat e këtij fableti të ri të Samsung, pritjet janë që i njëjti do të ofrojë disa nga komponentët që tashmë janë prezent në S6 dhe S6 Edge.

Kjo do të thotë se Samsung Galaxy S6 Plus mund të vijë me procesorin e Samsung Exynos 7420 dhe 3GB RAM.

Gjithashtu pritet që pajisja të ketë kamera të njëjta, të cilat do të përfshijnë atë të përparmen me 5MP dhe kamerën kryesore me 16MP.

Ende nuk ka detaje mbi madhësinë e ekranit por thuhet se fableti i ri i Samsung do të vijë me ekranin që ofron 5.5 inç dhe cilësinë Quad HD. (Telegrafi)

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/pritet-galaxy-s6-plus/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala