Pritet dëbimi i familjes shqiptare nga Islanda

Autori:Avdyl Pajaziti

Një familjeje shqiptare, me tre fëmijë të vegjël, u është mohuar azili dhe pritet të deportohen nga Islanda.

Mediumi “Vísir” raporton se familja ka pranuar njoftimin nga Drejtorati për Imigrim se aplikacioni i tyre për azil në Islandë është refuzuar. Si i tillë, ata pritet të deportohen së shpejti në vendlindjen e tyre, ku kanë thënë se jeta e tyre është në rrezik.

“Kurrë nuk dua të kthehem në Shqipëri”, ka thënë Laura Telati, 15-vjeçe, para gazetarëve, transmeton Koha.net. “Ndjehem mirë në Islandë dhe kënaqem në shkollë. Dua të jetoj në Islandë. Kam miq shumë të mirë këtu”.

Aleka, nëna e Laurës, u ka thënë gazetarëve se nuk dëshirojnë ndihmë speciale apo asistencë financiare nga qeveria; se dëshirojnë “vetëm një mundësi të jetojnë në këtë vend”.

Familja fillimisht është larguar nga Shqipëria pasi që babai i tyre, Hasani, ka qenë figurë kyçe e Partisë Komuniste. Kjo ua ka shkatërruar jetën atyre në Shqipërinë post-komuniste, ku janë të dëbuar nga vetë shoqëria, dhe në të vërtetë është shtënë me armë në drejtim të shtëpisë së tyre. Në fund ata janë dëbuar nën kërcënimin me jetë.

Edhe përkundër kësaj, Drejtorati ka thënë se nuk vlerësojnë se familja e tyre është në rrezik në vendlindjen e tyre. Familja ka të drejtë ankese ndaj refuzimit të azilit, por se është një proces i kushtueshëm, dhe, edhe pse ankesa mund të jetë duke u shqyrtuar, ata megjithatë duhet të largohen nga vendi.

“Frikësohem për të ardhmen e fëmijëve të mi”, ka thënë Hasani. “Do të përballemi me disa njerëz shumë të fuqishëm dhe fëmijët e mi kanë shumë pak shpresë për të ardhmen”.

Deportimi vjen pak ditë pasi doli lajmi se tre fëmijët e tyre nuk janë lejuar të shkojnë në shkollë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/pritet-debimi-i-familjes-shqiptare-nga-islanda/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala