Pritet arrestimi i Albin Kurtit?

Autori:Avdyl Pajaziti

Policia e Kosovës pritet ta arrestojë deputetin e VV’së Albin Kurtin. Arrestimi i ish-kreut të VV’së ka të bëje me veprimin e tij të fundit, një ditë më parë në Kuvend, ku Kurti gjuajti gaz lotsjellës në sallë. kështu bëjnë të ditur burime të Gazetës Express pasi veprimi i tij, dërgojë në emergjencë për trajtim mjekësorë dy deputetët e PDK’së, Flora Brovina dhe Blerta Deliun.

Ndryshe hedhja e gazit është vepër penale.

Bazuar në Kodin Penal, neni 120, i cili përcakton përkufizimet e shprehjeve të përdorura në kod, pika 38 saktëson se çka konsideron armë, ku edhe gazi hyn në kategorinë e armëve.

“Armë – çdo send ose vegël e punuar me qëllim që nën presionin e gazrave, të cilat lirohen gjatë djegies së materieve shpërthyese, elektrike, gazrave nën presion ose energjisë tjetër potenciale, hedhë predha në formë të një plumbi të vetëm, grumbulli prej saçmash, gazi, lëngu, shigjete ose përbërësish të tjerë, që krijohet dhe përdoret për të shkaktuar lëndime trupore ose dëm fizik, qoftë edhe psikologjik, si dhe secili send tjetër, qëllimi kryesor i të cilit është kryerja e sulmit fizik ndaj integritetit fizik të njerëzve ose ndaj pasurisë.”, precizohet në Kodin Penal të Kosovës.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/pritet-arrestimi-i-albin-kurtit-2/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala