Pritet aksion i Vetëvendosjes në Prishtinë

Autori:Zekirja Shabani

Lëvizja Vetëvendosje në vazhdën e aksioneve të tyre simbolike ka paraparë edhe të shtunën të zhvillojë një të tillë.

Aksioni do të fillojë në orën 11:00 para Teatrit Kombëtar, ndërkaq nuk janë bërë të ditura detaje tjera rreth këtij aksioni.

Vetëvendosje ka tash e sa kohë që ka ndërmarr aksione të tilla si brenda në Kuvend ashtu edhe jashtë tij për të kundërshtuar marrëveshjet lidhur me Asociacionin e Komunave me shumicë serbe dhe demarkacionin me Malin e Zi.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/pritet-aksion-i-vetevendosjes-ne-prishtine/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala