Prishtinës i shtohen mbishkrimet banale

Autori:Gazeta Fjala

Kaosit urban në Prishtinë kohëve të fundit i janë shtuar edhe grafite e mbishkrime të shumta.

Përveç atyre që cilësohen si art rrugor, muret e ndërtesave të shumta janë të mbushura me shkrime, të cilat përmbajnë edhe fjalë fyese, raporton “038” i KTV-së.

Qytetarët thonë se disa nga to duken bukur, por të tjerat duhen pastruar nga ata që udhëheqin me qytetin.

Arkitektët thonë se në pamjen jo të mirë të Prishtinës kontribuojnë edhe grafitet dhe shkrimet e ndryshme.

Dardan Sejdiu, që ushtron postin e drejtorit të shërbimeve publike, deklaron se nuk mund të kontrollohen të gjitha hapësirat ku të rinjtë shprehen në mënyra të ndryshme.

Komuna e Prishtinës kishte paraparë që në kuadër të artit rrugor të shpallte konkurs për grafite në pjesë të ndryshme të qytetit, përcjell koha.net. Derisa nuk ka asgjë zyrtare, ato që bëhen me vetiniciativë shihen gjithandej.

Prishtina, ndër të tjera, është e mbushur edhe me mbishkrime të partive politike, të cilët me shkrime të tilla e kundërshtojnë qeverinë./Koha.net

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/prishtines-i-shtohen-mbishkrimet-banale/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala