Prishtinës i rikthehet bora‏

Autori:Avdyl Pajaziti

Kur të gjithë menduan se filloj stina e pranverës dhe me këtë do të kemi edhe një mot më të mirë, u gabuan.

Bora mbushi dje malet, por zbriti edhe tek rrugët kryesore nëpër qytete, sidomos në ato të rajonit të Dukagjinit.

Moti i ftohtë dhe bora u rikthyen sot edhe në Prishtinë. Në mëngjesin e sotëm kulmet dhe rrugët e këtij qyteti u zbardhuan nga kjo borë e vonë e prillit.

Edhe pse një gjë e tillë nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ishte parapa të ndodhte vetëm në viset e ulëta dhe ato malore.

Në njoftimin e djeshëm të IHK-së, thuhej se në ditët e para të javës do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu dhe bore në viset e ulëta, deri sa në viset malore do të bie vetëm borë.

Ndërsa, vlera minimale e temperaturës së ajrit do të lëvizë në mes 1C deri 2C, ndërsa maksimalet e ditës do të luhaten në mes 4C deri 6C celsius.

Por ky mot sipas IHK-së do të ndryshojë nga pasditja e së mërkurës dhe gjatë vikendit temperaturat do të ngritën deri 17 – 18C

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/prishtines-i-rikthehet-bora%e2%80%8f/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala