Prishtinë -Shkup me 120 km në orë

Autori:Zekirja Shabani

Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku të martën është marrë bë pyetje nga deputetët e Kuvendit të Kosovë për Autostradën Prishtinë – Hani i Elezit.

Ai i ka njoftuar përfaqësuesit e komisionit parlamentar për zhvillim ekonomik se projekti më madhor tash për tash është ai i autostradës Prishtinë – Hani i Elezit.

Aktualisht po punohet në seksionin e parë ku janë hapur 8.5 kilometra trase e rrugës.

Zharku ka njoftuar se shpejtësia e lejuar e automjeteve ne seksionin 1 dhe 2 të kësaj autostrade është lejuar të jetë 120 km në orë, përderisa në seksionin 3 do të jetë 80 km. Ndërkaq, ka thënë se janë duke bërë edhe studimin e fizibilitetit për vazhdimin e Rrugës së Kombit nga Besia në Merdare.

Ai ka treguar se presin qe vazhdimi i kësaj autostrade të financohet nga BERZh. Ndërkaq kryetari i Komsionit, Muhamet Mustafa ka kërkuar qe ndërtimi i rrugëve të bëhet në bazë të projekteve në mënyrë që të dihet kosto e saktë e rrugëve.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/prishtine-shkup-me-120-km-ne-ore/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala