Prishtinë: Bie terasa nga kati më i lartë

Një pjesë e materialit të terases ka filluar të bije nga kati i fundit i një ndërtese në lagjen Dardania të Prishtinës.
Për të evituar pasojat , banorët kanë kërkuar ndihmën e zjarrfikësve ndërsa në vendin e ngjarjes ka dalë edhe policia. Zjarrfikësit i kanë thënë Klan Kosovës se kanë parandaluar rrezikun duke i hequr pjesët e materialet që ishte shkëputur pjesërisht nga lagështia.
Në kohën kur këto kanë filluar të bien lokalet pranë për fat të mirë nuk ishin të frekuentuara. Pas intervenimit zjarrfikësit kanë hequr materialet dhe zona është lëshuar për lëvizje.