Prishtinasit kërkojnë kyçje në koogjenerim

Vërshim kërkesash të qytetarëve prishtinas në drejtim të Termokosit, për t’u kyçur në sistemin e ri të koogjenerimit.
Zyrtarë të Termokosit nuk e kanë mohuar interesimin e madh të qytetarëve, të cilët dëshirojnë që dimrin e ardhshëm ta kalojnë, duke u ngrohur me avull sistem tashmë i lansuar i ngrohtores, raporton “038”.
Megjithatë, ky dimër do ngrohë vetëm klientët aktualë të Termokosit.
Zgjerimi i rrjetit është i paraparë për vitin 2016, nëse ngrohtorja fiton një donacion nga Komisioni Evropian.
Qytetarët që patën mundësi të ngrohën në këtë mënyrë dimrin e shkuar, patën edhe ankesa për çmimin e lartë të pagesës, përcjell koha.net. Mbetet të shihet nëse ZRRE-ja do të ulë çmimin e ngrohjes, nga 98 centë, sa është tani për metër katror.