Prishtina stoliset kuqezi për nderë të Kombëtares

Autori:Avdyl Pajaziti

Kryeqytetit i Kosovës, Prishtina do të stoliset me flamuj kombëtarë për ndeshjen festive, ku Shqipëria do të përballet me Kosovën.

Këtë iniciativë e kanë marrë tifozët prishtinas ‘Plisat’, ku nga sot prej orës 18:00 do të fillojnë vendosjen e famujve në kryeqytet.

Shqipëria ka arritur të kualifikohet për në Kampionatin Evropian dhe për të nderuar të gjithë tifozët shqiptarë në Kosovë, Kombëtarja ka vendosur të luajë në Prishtinë dhe të festoj me ta.

Pritet numër rekord i tifozëve të futbollit për të nderuar djelmoshat kuqezi dhe për të përkrahur Përfaqësuesen e Kosovës që është në ngitje.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/prishtina-stoliset-kuqezi-per-ndere-te-kombetares/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala