Prishtina sot mund të mbetet pa ujë për 6 orë

Autori:Avdyl Pajaziti

Kompania e Ujësjellësit Rajonal ”Prishtina” ka njoftuar se konsumatorët që furnizohen me ujë të pijshëm nga sistemi i fabrikës së Batllavës, përfshirë 70% të Prishtinës me rrethinë, mund të ketë çrregullime në sistemin e rrjetit të ujësjellësit rreth 6 orë.

KUR ”Prishtina” thotë se është e detyruar të ndërpresë prodhimin e ujit nga sistemi i Batllavës rreth 6 orë, për shkak të fshatit Lupq dhe Vranidoll, pasi që këto fshatra qe 4 ditë kanë mungesë të ujit të pijshëm si shkak i dëmtimit të valvolave të rrjetit të ujit që e rregullojnë sistemin e furnizimit me ujë për këto dy fshatra.

“Dëmtimi i këtyre valvolave të ujit ka ardhë si shkak ivjetërsisë së tyre dhe manipulimit të tyre nga ana e personave të panjohur dhe të pandërgjegjshëm, ku si pasojë ka ardhë deri te mungesa e ujit në fshatrat Lupq dhe Vranidoll, 4 ditë rrjesht. Me përfundimin e punimeve, furnizimi me ujë të pijshëm do t’i kthehet normalitetit”, thuhet në njoftim.

KUR ”Prishtina” thotë se në përgjithësi, furnizimi me ujë po vazhdon të jetë stabil dhe kjo falë nivelit të kënaqshëm të ujit në liqenet akumuluese Batllava e Badoci dhe investimeve në rehabilitimin e rrjetave të ujësjellësit

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/prishtina-sot-mund-te-mbetet-pa-uje-per-6-ore/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala