Prishtina rrezikon të humbasë 3.5 milionë euro dëmshpërblime

Autori:Gazeta Fjala

Komuna e Prishtinës ka llogaritur që nga buxheti vetjak 2015, në rast se disa lëndë që janë duke u proceduar në gjykata, marrin formën e përmbarimit, do të paguajë 3 milionë e 697 mijë e 826 euro si kompensim dëmesh.

Dëmshpërblimet kryesisht kanë të bëjnë me shpronësimet, por ka edhe çështje të tjera. Në Raportin financiar 9-mujor të kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti, mjetet e rezervuara janë kategorizuar si “Detyrime të Komunës”, për siç theksohet “Lëndët në procedurën përmbaruese për vitin 2015, sipas Aktgjykimit të formës së prerë”, shkruan sot “Koha Ditore”.

Midis 22 detyrimeve hyn edhe një kompensim për dëme lufte, e cila ka të bëjë me vitin 1999, 16 vjet më parë, ndërsa vlera për këtë është 80 mijë euro. Bëhet fjalë për lëndën C. nr. 530/2014, e serbes Vidosava Sharac, e cila ka kërkuar kompensim për dëme lufte në fshatin Hajvali të Prishtinës.

Gazeta qysh të enjten e javës së kaluar i është drejtuar me pyetje Gjykatës Themelore të Prishtinës për të marrë përgjigje se për çfarë saktësisht bëhet fjalë, mirëpo edhe pse asaj pyetjet i janë rikujtuar me postë elektronike edhe të premten, nuk ka marrë përgjigje.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/prishtina-rrezikon-te-humbase-3-5-milione-euro-demshperblime/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala