Prishtina pa ujë

Autori:Avdyl Pajaziti

Të gjitha lagjet që furnizohen me ujë nga liqeni i Badocit, do të kenë reduktime.

Kështu njofton KUR “Prishtina” se fabrika e trajtimit të ujit në Badoc nga sot në orët e hershme të mëngjesit është duke punuar me kapacitete minimale prodhuese (vetëm me një pompë).

“Konsumatorët që furnizohen me ujë të pijshëm nga ky sistem, nga sot do të kenë reduktime më të theksuara të ujit, për shkak të zvogëlimit të kapaciteteve prodhuese. Zvogëlimi i kapacitetit në minimum , po bëhet vetëm që të ruhet cilësia e ujit të pijshëm, dhe deri te ky zvogëlim ka ardhë si pasojë e ngritjes së nivelit të ujit në liqenin e Badocit, me ç’rast uji në këtë liqe është turbulluar”, thuhet në njoftimin e KUR Prishtina.

Kompania e Ujësjellësit njofton se kanë mbetur vetëm edhe 2 metra që ky liqe të arrijë kuotën maksimale por uji mund të pihet.

Ndërsa sa i përket liqenit të Batllaves, KUR Prishtina njofton se gjithçka është në rregull

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/prishtina-pa-uje/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala