Prishtina, pa kushte të favorshme për të bërë biznes

Kryeqyteti kosovar nuk ka klimë të favorshme për zhvillimin e bizneseve.
Njohësit e zhvillimeve ekonomike thonë se Prishtina duhet ta shfrytëzojë koncentrimin e shumë bizneseve në këtë qytet duke përfituar nga to, nëpërmjet ofrimit të kushteve të përshtatshme për operim.
Për drejtorin e Institutit “Stras”, njëherësh ekspert në fushën e ekonomisë, Ibrahim Rexhepi, Prishtina si kryeqytet duhet ta ketë një zonë ekonomike, apo park industrial, ku bizneseve u sigurohet lokacioni, qasja më e lehtë në shërbime publike, si edhe infrastruktura rrugore e hekurudhore, shkruan Koha Ditore.
Sipas tij, me këto elemente Prishtina do të ndikonte në përmirësimin e klimës së përgjithshme për biznes. Ai ka potencuar se Komuna e Prishtinës, me potencialet dhe përgjegjësitë që i ka, duhet të jetë edhe më aktive në luftimin e informalitetit, korrupsionit dhe deformimeve të tjera, që e dëmtojnë të bërit biznes.