Prishtina në flakë, qeveria në heshtje

Derisa situata ka eskaluar në rrugët e Prishtinës nga protesta e partive opozitare, Qeveria e Kosovës ka vendosur që të heshtë.
Deri më tani, asnjë reagim nuk ka ardhur nga zyrtarë të lartë qeveritarë rreth ngjarjeve të ditës së sotme.
Në anën tjetër, një reagim ka ardhur nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, e cila ka dënuar dhunën e opozitës dhe ka kërkuar përmbajtje në mënyrë që të lejohet funksionimi normal i shkollave dhe shërbimeve publike.
Protestat rifilluan rreth orës 17, kur u mësua vendimi i Gjykatës Themelorë të Prishtinës për të mbajtur në paraburgim prej 30 ditës deputetën Donika Kadaj-Bujupi/Gazeta Fjala/