Prishtina në finale të Ligës Ballkanike

Autori:Avdyl Pajaziti

Sigal Prishtina ka pësuar humbje në ndeshjen e dytë kthyese të gjysmëfinales ndaj Kozuvit, por kjo nuk e ka ndalur kampionen e Kosovës që të sigurojë një vend në finale të Ligës Ballkanike ku po e pret Rilski.

“Plisat” pësuan humbje me rezultat 86 me 80, mirëpo fitorja e javës së kaluar me 24 pikë dallim, 85:61, ia ka mundësuar atyre që të kalojnë në finale ku do të përballen me Rilskin që të martën mbrëma mposhtën Pejën me rezultat 82 me 66 duke mos lejuar një finale kosovare në BIBL.

Kozhuvi në pjesën e parë të garave në BIBL ishte skuadra bindshëm më e mirë. Madje mposhti Prishtinën dy herë rresht.

Por në gjysmëfinalen e parë kampionia e Kosovës dëshmoi se është skuadër shumë më ndryshe se që ishte në periudhën nëntor – janar, dhe ia doli të triumfonte bindshëm kurse në takimin e dytë me një humbje të lehtë siguroi finalen.

Lojtari i ndeshjes ishte Dardan Berisha me 22 pikë të shënuara, katër asistime dhe dy kërcime. Me 20 pikë atij i ndihmoi Edin Bavçiq, i cili realizoi edhe tetë kërcime e një asistim.

Te Kozuvi më i miri ishte Aleksej Nesoviq me 17 pikë kurse me 12 pikë u ndihmua edhe nga Vladimir Brchov.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/prishtina-ne-finale-te-liges-ballkanike/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala