Prishtina me projekt për ditarët digjital nëpër shkolla

Autori:Gazeta Fjala

Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti bashkë me drejtoreshën e Drejtorisë së Arsimit, Arbërie Nagavci do të presin në takim Stefan Düss, menaxher i kompanisë austriake “Bit Group“ dhe Wolfgang Schaffer, menaxher i projektit e-Edukimi.

Në këtë takim do të prezantohet projektit pilotues për shkollat e Komunës së Prishtinës lidhur me ditarët digjital.

Po ashtu, do të prezantohet edhe projektin Sokrates përmes së cilit do të sigurohen të dhëna bazë të të gjitha organizatave arsimore në Prishtinë, nxënësve dhe historinë e tyre të plotë të ndjekjes së mësimeve, certifikatat, si dhe të dhënat për punësimin e mësimdhënësve dhe personelin ​tjetër në organizatat arsimore.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/prishtina-me-projekt-per-ditaret-digjital-neper-shkolla/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala