Prishtina ka potenciale më të mëdha

Autori:Avdyl Pajaziti

Prishtina, për vite të tëra nuk ka treguar vizon të qartë për ardhërinë dhe asnjëherë nuk ka arirtur të shpenzoj aq para sa ka në buxhet. Që të dyja këto probleme kanë reflektuar keq në zhvillin dhe rregullimine kryeqytetit.

Kështu u tha në konferencën “Prishtina- shansi  që nuk po shfrytëzohet”, e mbajtur të mërkurën, në organizimin e kompanisë “Prishtina –Rea”, ku u shpalos edhe studimi i detajura dhe me propzime konkrete për ardhmërinë e kryeqytetit.

“Zhvillimi i  Prishtinës nuk mund të shkoçitet  nga ambienti i përjgithshëm që mbretëron ën vend,  madje edhe për faktin se shumë përgjegjësi për këtë cështje janë të koncentruara në nivlein qendror të pushetit. Megjithatë, as komuna nuk është pa përgjegjësi, e cila buiron nga ligjet, apo edh nga dokumente strategjike”, theksoj Ibrahim Rexhepi, bashëkautor i studimit të koompanisë “Prishtina –Rea”.

Sipas tij, si orientime që në vititn 2004 ishin definuar  bujqësiaq, industria e drurit, ndërtimtaria dhe shërbimet, me theks në teknologjinë informative.

“Që atëherë ky orintim ishte i gabuar, meqenëse, Prishtina ka fshatra pa banorë, meqenëse aty jetojnë vetëm 17 për qind e popullatës, ndërsa nuk ka pyje prje nga mudn ta furnizoj industrinë.  Po ashtu nuk është punuar drejt sigurimit të kushteve për zhvillimine biznesit, pasi që  asgjë nuk është ndërmarrë për krijimin e zonës ekonomike me mbi 500 hektarë në Bërnicë, ndërsa zona industriale prej 60 hektarësh është zhvilluar në mënyrë stihike. Këto kanë  detyratr bizneset që të ngriten e zhvillohen në  mënyrë spontane dhe të pakoordinuar”.

Qeverisja e Prishtinës me vite të tëra nuk ka dëshmuar për aftësi që duke inevtsuar paranë publike të ndërtoj një qytet fuksional dhe të këndshëm për jetë. Paratë vazhdimisht teprojnë, kështu që  shkalla e shfrytëzimit të  parasë së buxhetit asnjëherë nuk ka aritur 75 për qind. Kështu, me vitin 2014 kanë tepruar 17,9 milionëm euro, 2013-14,6 milionë euro, 2012- 21,2 milioën euro dhe ën 2011- 15,0 milionë euro.  Sipas kësaj, shuma e paarsë në dispozicion ka qenë shumë më e madhe se ndarjet vjetore në buxhet. Dhe, karakteristikë është se grantet qeveritare janë shpenzuar deri në 99 për qind, ndërsa ato vetanake 40-50 për qind.

Vjet është paarqitur problemi  me ndërtimin dhe ndërtimtarinë, që ka reflektuar vëllimin e  të hyrave vetanake. Kështu, të hyrat nag taksa  ndërtimore  vjet ishin 40 për qind më të vogëla se në vitin 2013. Megjithatë, nga studim sygjerohet që ky problem të tejkalohet, meqenëse ndërtimtaria  është sektor mjaft i rëndësishëm për qyteti nd he për qytetarët e Prishtinës, pro në pajtim  me ligjit dhe me planety rregullative të kryeqytetit.

Ahmet Jetullahu- Meti, drejtor i kompanisë “Prishtina-Rea” dhe bashkautor i studimit  ka propozuar ndryshimin e strukturës organizative, përkatësisht krijimine mekanizmave të rinjë, të cilët do të ndikojnë në rritjen e investimeve publike, përmes të cilave Prishtina mund të jetë qytet – model për rajonin.

“Duhet krijuar platformën për zhvillimin ekonomik  të Prishtinës, e cila operon në mënyrë efikase dhe racionale me grup biznesesh  lidere, do të jetëfascilitues punësimi,punonnë bashkëpunim me Kryetarin e Bordin e Drejtorëve,kupton nevojat e bashk-akterëve, bizneseve e qytetarëve – liderët biznesor aktual dhe të ardhshëm, k qasje afatgjate ndaj rritjes ekonomike,ështëunike, kuptimplotë dhe e guximshme dhe kujdestare e besimit të të gjithë akterëve.  Ajo mund të themelohet si strukturë e re brendakabinetit të Kryetarit , duke luajtur rolin e një agjenëcie publikepër zhvillim ekonomik e promovim. Ndërkaq objektiv ka përkrahjen e rritjes së sektorit privat, PPP, investimeve dhe diversitetit sektorial, stimulimin e  ndërmarrësisë dhe inovacionit, marketingu për forcimin e identitetit dhe imazhit të qytetit në tregjet e targetuara, organizon  evente, promovime, panaire e festivaleve, mbhstet zhvillimin e  turizmit dhe atraksioneve tjera sektoriale,si eshe avancon  sektorine hulumtimeve dhe të planifikimit”, theksoj Jatullahu.

Në strukturën e brendshme ky departament ka divizionet- sketori privat, PPP-ja dhe investimet; ICT, turzximi dhe shërbimet; Info-promovimi dhe  hulumtimi e planifikimi. Të gjiutha divizionet kanë një ndërlidhje  të qartë si ndëmrjet vetes, po ahtu edhe me kryetarin e bordin e drejtorëve, me të vetmin synim- për Prishtinën  , qytet model.

“Të gjitha së bashku përshpejtojën hyrjet e bizneseve të reja, investimeve dhe njerëzve, krijojnë Identitet, imazh/brand konfident, autentik,të promovuar dhetë pozicionuar mirë,ambient konkurrues biznesor që fasciliton sektorin privat, ndërmarrësinë, inovacionin dhe zgjerimin e bizneseve,rritje elastike dhe diversifikuese e sektorit privat,si dhe e mundësive për punësim dhe Komunitet biznesor e akterësh të informuar,të rrjetëzuar dhe të angazhuar”.

Besa Gashi- Zogaj, zëvendësminstre e Zhvillimit Ekonoik, prezantoj synimet që ka Qeveria  eKosovës, por edhe përkushtimine saj që duke ndiuhmuar komunat,  përkatësisht pushtetin lokal, ajo ndihmon edhe zhvillimin e përgjithshëm ekonomik të vendit.

Dardan Sejdiu, nënkryetar i Prishtinës, fillimisht theksoj se kjo qeverisje Prishttinën  e ka marrë në gjendje kome, ndërsa për një vit ajo është në rrugë të këndelljes. Pa dyshim, sipas tij, se gjatë viteve ajo do të ndryshoj dhe do të forcohet si në aspektin ekonomik, ashtu edhe të rritjes së fuksionalitetit.

“Prioritet i ynë është edhemë tutje ndërtimi, por i koordinuar dhe që garanton zhvillim të qëndrueshëm, pastaj krijimi i një qyteti eficient, bujqësia, ndaj të cilës do të ketë një casje krejtësisht tjetër, me qëllim që ajo të jetë bazë e zhvillimit të industrisë përpunuese, pastaj lidhja e sistemit të arsimit me bizneset dhe forcimi i nënkontraktimeve për shërbime të nivelit ndërkomëbëtar”, theksoj Sejdiu.

Për këtë qëllim janë ndërmarrë edhe masat, me qëllim të riorganimit të strukturavebrenda komunës., Në themelim e sipër janë Drejtoria e Bujqësisë, ajo për Investime kapitale dhe Menaxhim të Kontratave,si edhe Drejtoria për Planifikim Strategjik dhe Zhvillim të Qëndrueshëm. /GazetaFjala/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/prishtina-ka-potenciale-me-te-medha/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala