Prishtina drejt zgjedhjeve

Buxheti i Komunës së Prishtinës duket se do të ejtë shkaktar që do e dërgojë shumë shpejt kryeqytetin drejt zgjedhjeve komunale. Këte e ka paralajmëruar edhe vet kreu i komunës, Shpend AHmeti përmes një postimi në Facebook. Reagimi i plotë i Ahmetit:
Në shtator të vitit 2014 Kuvendi Komunal i Prishtinës aprovoi buxhetin e vitit 2015 prej 69 milion euro. Qeveria nuk e pranoi atë buxhet si ajo e kaluara ashtu edhe kjo e reja. Prandaj, komuna e Prishtinës sot nuk ka buxhet të aprovuar, dhe punon me buxhet të imponuar nga Ministria e Financave.
Kjo situatë mund të vazhdojë vetëm deri me 1 mars, e pastaj nuk ka më shpenzime. Me ligj Kuvendi Komunal shpallet jofunksional dhe shkon në zgjedhje.
Meqenëse ka pas kërkesa nga koalicioni LDK – PDK që po synojnë bllokimin e Prishtinës i ftoj publikisht të shkojmë në zgjedhje për Kuvend Komunal. Është vlerë demokratike që të matet legjitimeti i të gjithëve në Prishtinë. Të kuptohet se a janë Prishtinalitë për koalicionin bllokues LDK – PDK apo për vazhdimin e çlirimit nga korrupcioni. A janë për Sami Hamitët apo për largimin e tyre nga komuna.
Në të kundërtën Sami Hamitët po i mashtrojnë qytetarët me legjitimitet të rrejshëm. Ne jemi gati, po ju?