Prishtina bëhet me ligj të vetin brenda vitit

Autori:Gazeta Fjala

Komuna e Prishtinës do të bëhet me ligj të vetin deri në fund të këtij viti. Kështu ka deklaruar të enjten, zëvendësministri i Ministrisë së Pushtetit të Administrimit Lokal, Bajram Gecaj, njëherësh këshilltar i kryeministrit të Kosovës.

“Në MAPL është hartuar konceptdokumenti, i cili i është dërguar Qeverisë së Kosovës. Sapo të shqyrtohet nga Qeveria, dokumenti do t’i dërgohet Kuvendit, i cili do të procedojë tutje”, ka theksuar ai.

Mirëpo, me gjithë miratimin e Ligjit për Prishtinën sivjet, viti 2016 këtë komunë e gjen pa buxhet të ndryshuar, që jep të kuptohet se kryeqyteti edhe për një vit do të jetë i trajtuar sikurse komunat e tjera. Nuk do të dallojë ta zëmë nga një komunë e vogël siç janë Novobërda apo Hani i Elezit, pasi që trajtimi bëhet me Ligjin për Administrimin e Pushtetit Lokal, shkruan Koha Ditore.

“Edhe sikur të jetë shumë e sigurt që sivjet Prishtina të bëhet me ligj, për faktin se projektbuxheti planifikohet më herët, nuk do të ketë mundësi që të lëvizin grandet qeveritare për Prishtinën, në bazë të ligjit që do të miratohet”, ka thënë Gecaj, për të konstatuar se buxheti sipas ligjit do të specifikohet vetëm në vitin 2017./Koha.net

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/prishtina-behet-me-ligj-te-vetin-brenda-vitit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala