Prishtina alarmohet nga thirrjet anonime për bombë në tre lokacione

Autori:Avdyl Pajaziti

Policia e Kosovës ka konfirmuar se ka marrë një informatë e cila i ka paralajmëruar se në tre lokacione në Prishtinë janë vendosur eksplozivë.

“Kemi marr një informatë nga një person përmes telefonit se në tri lokacione, saktësisht tek qendra tregtare në Dardani, në Veternik dhe në lagjen e Spitalit, ndodhen të vendosura bomba”, tha për gazetën Express, Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës.

Sipas saj, ekipet e nevojshme policore janë duke i ekzaminuar të gjitha lokacionet dhe deri në këto momente nuk kanë hasur në ndonjë mjet të dyshimtë..

Ahmeti tha se pas ekzaminimit të vendit të ngjarjes dhe nëse nuk gjendet asgjë, ndaj personit që ka lajmëruar në polici do të hapet rasti lajmërim i rrejshëm.

Ndërkohë më herët gjatë ditës u paralajmërua edhe se një mjet i dyshimtë ishte gjetur para Ambasadës së Shqipërisë në Pejton.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/prishtina-alarmohet-nga-thirrjet-anonime-per-bombe-ne-tre-lokacione/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala