Prishje teknike, dy hyrje të lagjes ”Lakrishte” pa ujë‏

Autori:Avdyl Pajaziti

Kompania Ujësjellësi Rajonal ”Prishtina”-sh.a. njoftoi konsumatorët e zonës së shërbimit, se që nga dita e sotme ka filluar të përmirësohet dukshëm furnizimi me ujë të pijshëm, ku reduktimet gjatë ditës janë eliminuar tërësisht.

Në komunikatën e lëshuar më herët sot, ceket se ndërprerje uji mund të ketë vetëm nëse ka ndonjë prishje teknike apo punime për ndërrimin e rrjetit të vjetërsuar të ujësjellësit.

Konkretisht, sot bëhet fjalë për hyrjet 1 dhe 2 të lagjes “Lakrishte” në Prishtinë, të cilat nga dita e djeshme kanë ndërprerje të ujit.

Dje në orët e paradites ka ndodhur një prishje teknike në afërsi të këtyre hyrjeve – dëmtim gypi, por që është sanuar menjëherë nga ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujit, por pas një kohe të shkurtër , gypi është dëmtuar sërish, njoftoi KUR.

Ekipet e mirëmbajtjes pritet që t’i sanojnë dëmtimin e gypit deri sot në orën 16:00, thonë nga Kompania, duke kërkuar mirëkuptim nga banorët e lagjes “Lakrishte”.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/prishje-teknike-dy-hyrje-te-lagjes-lakrishte-pa-uje%e2%80%8f/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala