Prindërit shqetësohen për barrën e rëndë të çantave shkollore

Autori:Avdyl Pajaziti

Këshilli i Prindërve ka falënderuar MASHT-in për pajisjen e nxënësve me tekste shkollore, lehtësim ky financiar për prindërit, por njëkohësisht kanë shprehur brengën e madhe lidhur me çantat e mbingarkuara të nxënësve.

Në komunikatë thuhet se prindërit mbesin të shqetësuar me peshën e rëndë të çantave, veçanërisht për nxënësit e shkollave fillore, nga klasa e parë deri në pestën, ku pesha e çantave është rreth 20% e peshës trupore të fëmijëve.

Ndërkaq, me standardet e përcaktuara nga Organizata Botërore e Shëndetit, parasheh që ngarkesa fizike te fëmijët nuk guxon të kalojë 10 përqindëshin e peshës trupore të fëmijëve.

Edhe prindërit janë të vetëdijshëm që plan-programet aktuale të cilat i ka hartuar Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë parashohin të gjitha ato tekste, por vlerësohet se është momenti i fundit që Qeveria dhe Komunat e Kosovës urgjentisht të trajtojnë këtë problem mjaft shqetësues i cili ndikon drejtpërsëdrejti në shëndetin e fëmijëve. /Telegrafi/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/prinderid-shqetesohen-per-barren-e-rende-te-qantave-shkollore/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala