Princi Charles dhe Dukesha Camilla vizitojnë Kosovën

Më 18 dhe 19 mars Kosova do të vizitohet nga dy personalitete të larta mbretërore të Anglisë. Princi Charles i Uellsit dhe Dukesha Camilla e Cornëall në kuadër të turnout në Kroaci, serbi dhe Mal të Zi, do të vizitojnë Kosovën.
Ambasadori i Kosovës në Londër, Lirim Grajçevci ka bërë të ditur detaje të kësaj vizite duke treguar se ata do të do të përfundojnë turneun e tyre të Ballkanit Perëndimor në Kosovë, ku, me të mbërritur në Prishtinë më 18 mars, ata do të jenë të priten nga presidentja e vendit Atifete Jahjaga, shkruan Gazeta Fjala.
“Të nesërmen Princi dhe Dukesha do të bashkohet me Presidenten Jahjaga për të marrë pjesë në një ceremoni përkujtimore për të zhdukurit nga lufta në Kosovë. Princi dhe Dukesha do të vendosin lule në përmendoren për Persona të Zhdukur në ndërtesën e Parlamentit në Prishtinë me titull “Për ata që na mungojnë””, tregon Graiçevci.
Dukesha e Cornëall dhe Presidentja Jahjaga do të marrin pjesë në një takim me të mbijetuarat e dhunës seksuale, shkruan Gazeta Fjala. Gjithashtu Dukesha në vizitën e sajë do të vizitoj edhe organizatën bëmirëse “Ideas Partnership”, të themeluar nga Elizabeth Goëing dhe Robert Ëilton. Kjo organizatë, që është organizata e tretë më e madhe vullnetare në Kosovë, ofron mbështetje për komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian në Kosovë.
Ndërkaq, Princi i Uellsit do të vizitojë Shtabin e Forcës së Sigurisë së Kosovës para se të vizitoi Prizrenin – qyteti i dytë i Kosovës – ku ai do të marrë pjesë në konferencën ndërfetare të organizuar në bashkëpunim me Qeverinë e Kosovës./Gazeta Fjala/