Prijësit e 8 delegacioneve

Autori:Avdyl Pajaziti

Në samit po merr pjesë komisioneri  i BE-së për Politika të Zgjerimit, Johannes Han.

Nga nikoqiri Kosova marrin pjesë zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi dhe ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku.

Nga Shqipëria po merr pjesë ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati dhe ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto.

Nga Maqedonia, në konferencë, po merr pjesë ministri i Punëve të Jashtme, Nikola Poposki, bashkë me ministrin e Transportit dhe Komunikacionit, Mile Janakieski.

Nga Bosnje e Hercegovina, pasi që ende nuk është emëruar qeveria e re, kanë ardhur zëvendësit e ministrave, Osman Topçagiq, kryesues i Departamentit për BE në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe zëvendësministri Izret Bajrambashiq, i Ministrisë së Komunikacionit dhe Transportit.

Nga Mali i Zi po merr pjesë zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Igor Lukshiq, bashkë me ministrin e Transportit, Ivan Brajovic.

Ndërsa, nga Serbia në “Western Balkans ‘6”, po merr pjesë zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Ivica Dacic, bashkë me zëvendëskryeministren dhe ministren e Ndërtimit, Transportit dhe Telekomunikacionit të Serbisë, Zorana Mihajlovic.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/prijesit-e-8-delegacioneve/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala