Prifti kosovar thotë se të krishterët s’duhet të festojnë “Halloween’in”

Autori:Avdyl Pajaziti

Prifti kosovar, Jeton Thaqi ka dalë kundër kremtes së “Halloween’it” e cila njihet si festa e shtrigave apo përkujtimit të njerëzve të vdekur.

“Festa e Halloween-it nuk është në gjendje t-ia dhuroi botës këtë shpresë. Prandaj unë mendoj që kjo festë nuk duhet të festohet nga të krishterët”, ka shkruar Prifti.

Lexojeni të plotë reagimin e Priftit

A duhet të festohet Hallowen?

Përgjigja: Jo!

Arsyeja: Nuk është festë e krishterë dhe nuk ka lidhje me traditën tonë shqiptare.

Keltët, popull që jetonin në Irlandë, kah fundi i tetorit kremtonin si zakonisht ardhjen e dimrit me një festë që ata e quanin: “All Hallow even” Në këtë rast ata ndezshin zjarr, rreth secilit të gjithë bashkoheshin duke vallëzuar e duke vendosur maska për të frikësuar shtrigat. Në kujtim të kësaj feste edhe sot e kësaj dite festohet Halloween, pra në mbrëmjen e 31 tetorit. Në këtë natë, si zakonisht fëmijët, maskohen, dalin në rrugë dhe trokasin në dyert e shtëpive duke bërtitur: “TRICK OR TREAT”, që do të thotë ëmbëlsirën apo shakanë. Ata që hapin dyert dhurojnë fëmijëve biskota, karamele, ndërsa ata qe nuk u dhurojnë gjë bëhet ndonjë shaka mes tyre.

Ne të krishterët nuk adhurojmë kultin e të vdekurve, por ne adhurojmë Zotin e jetës. E vërtetë që vdekja e frikëson çdo njërin prej nesh, por të krishterët në pagëzim e kanë pranuar dhuratën e jetës së amshuar, pra e kanë pranuar dhuratën e Shpirtit shenjt që iu mundëson të jenë bijtë dhe bijat e Hyjit.

Çdo njeri dëshiron lumturinë, të mirën, të bukurën, e të gjitha këto arrihen nëse dëshirojmë dhe kërkojmë Zotin në jetën tonë. Çdo i pagëzuar mbanë në vete dritën e shenjtërisë dhe po ashtu është i grishur që atë dritë ta mbartë në mbarë botën.

Mjerisht në kohën në të cilën jetojmë shohim shumë vdekje të dhunshme, të parakohshme dhe që nuk kanë të bëjnë vullnetin e Zotit. Shohim dhunë, gjakderdhje, urrejtje. Sot bota ka nevojë për një fjalë shprese, paqe dhe dashurie.

Festa e Halloween-it nuk është në gjendje t-ia dhuroi botës këtë shpresë. Prandaj unë mendoj që kjo festë nuk duhet të festohet nga të krishterët. Sepse kjo festë ka për qellim të vë nën hije festën e Gjithë Shenjtërve dhe Përkujtimin gjithë të vdekurve, që ne të krishterët i kremtojmë me 1 dhe 2 nëntor. Sot bota ka nevojë për të vërtetën. Edhe e vërteta qëndron në atë që tha: Unë jam Rruga, e Vërteta dhe Jeta. Kush beson në mua nuk do të vdes, por do të jetoi për amshim.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/prifti-kosovar-thote-se-te-krishteret-sduhet-te-festojne-halloweenin/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala