Prezantohet raporti i gjelbër

Autori:Gazeta Fjala

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka publikuar Raportin e Gjelbër nga, i cili është duke u përgatitur tash e dy vjet.

Ky Raporti, përmban të dhëna statistikore për gjendjen në bujqësi dhe ekonominë në përgjithësi, transmeton Gazeta Fjala.

Në ceremoninë e prezantimit, të organiza nga MBPZHR-ja dhe organizata gjermane GIZ ministri Krasniqi tha se hartimi i një dokumenti të tillë është domethënës për hartimin e politikave mbështetëse për sektorin e bujqësisë.

“Kur them se është tejet domëthënës hartimi dhe prezantimi i këtij raporti, e mendoj faktin se me këtë po shihet një pjekuri më e lartë institucionale dhe një përgjegjesi ndaj detyrave që kemi, si dhe menaxhim më efikas të tyre.

Ndërkaq, ambasadorja gjermane Angelika Viets vlerësoi punën që është bërë dhe po bëhet për hartimin e një dokumenti siç është Raporti i Gjelbër, duke potencuar se një raport i tillë është një model evropian.

“35 për qind e popullatës së Kosovës është e angazhuar në fushën e bujqësisë, është shifër e cila vlen të përmendet dhe pajtohemi me Qeverinë e Kosovës se promovimi i zonave rurale është i rëndësisë jetike”, tha ambasadorja Viets./ Gazeta Fjala/

 

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/prezantohet-raporti-i-gjelbert/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala