Prezantohet projektligji që synon ta ndalë dhunën në sportin kosovar

Autori:Zekirja Shabani

Ministri i Kulturës Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala po mendon ti jap fund rrahjes së referëve, lojtarëve e tifozëve në ndeshjet sportive në Kosovë.

Ai të enjten ka prezantuar projektligjin për Parandalimin dhe Sanksionimin e Dhunës në Ngjarjet sportive, me të cilin do të vihet rregull në spotrin e Kosovës.

Masa kryesore për të arritur këtë është kërkuar të jenë sanksionet në mënyrë që të parandalohet dëmtimi i garave sportive.

Shala tha se sanksionet janë të rëndësishme dhe se do t’i shqyrtojë ato, në mënyrë që të parandalohen dëmtimet ndaj lojtarëve dhe përfaqësuesve të tjerë sportiv nga persona të ndryshëm.

Me këtë projektligj pritet të rregullohet dhe të evitohet në përgjithësi dhuna  në ngjarjet sportive.

“Nga sot e deri me datën 15 gusht Ministria pret sugjerimet të cilat do t’i fusë në projektligj”, tha Shala.

Ky ishte konsultimi publik përfundimtar të cilin MKRS-ja e organizoi për të prezantuar projektligjin në mënyrë që të marrë komentet dhe sugjerimet e të pranishmëve në sallë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/prezantohet-projektligji-qe-synon-ta-ndale-dhunen-ne-sportin-kosovar/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala