Preteni: Gjyqësori nuk e dënon korrupsionin e niveleve të larta

Autori:Avdyl Pajaziti

Kreu i Antikorrupsionit, Hasan Preteni, e konsideron iluzore të mendohet se gjyqësori, i cili nuk e dënon korrupsionin e niveleve të larta, të shqiptojë dënime të fuqishme për ata që nuk e deklarojnë prejardhjen e pasurisë.

Si mangësinë më të madhe ai e sheh hezitimin e prokurorëve për të ngritur akuza ndaj “peshqve të mëdhenj”.

Në një intervistë për “Koha Ditore”, Preteni ka thënë se këtë vit është rritur numri i zyrtarëve që nuk kanë deklaruar pasurinë.

Sipas tij, kjo ndodh për shkak të dënimeve të ulëta që shqiptojnë gjykatat, edhe pse me Kodin Penal parashihen dënime më të larta. Kjo, siç ka thënë Preteni, vetëm sa po i inkurajon zyrtarët e lartë që mos ta deklarojnë pasurinë.

Sa i përket vërtetimit të prejardhjes së pasurisë, Preteni ka shtuar se është problem ligjor pasi vetëm në emërtimin e Ligjit për deklarimin, kontrollin dhe prejardhjen e pasurisë, është cekur prejardhja.

Sipas tij, në asnjë nen nuk caktohet si të vërtetohet prejardhja. Megjithatë ai ka thënë se e gjithë pasuria e atyre zyrtarëve e cila nuk mund të justifikohet, duhet t’u konfiskohet.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/preteni-gjyqesori-nuk-e-denon-korrupsionin-e-niveleve-te-larta/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala